Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
'8 dhjetori', Dita e Rinisë/ 29 vjet nga lëvizja e studentëve
8 Dhjetori është Dita Kombëtare e Rinisë, në nder të studentëve që u bënë iniciatorë të rënies së komunizmit dhe lindjes së demokracisë. Azem Hajdari, asokohe student ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit.
Studentët e pedagogët, banorë të qytetit “Studenti” zhvilluan protesta paqësore që sollën rrëzimin e komunizmin.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore, pluralizmin politik dhe integrimin në Europë.
Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët ja pohuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë.
Protestat vazhduan deri më datën 11 dhjetor, kur në takimin me Ramzi Alinë sutdentët konfirmuan. Më pas nisën edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.
Në vitin 2009, Kuvendi i Shqipërisë vendosi ta shpallë festë kombëtare datën 8 dhjetor.
Kujtojmë se sot Presidenti Ilir Meta, kishte paralajmëruar një tubim madhështor, por që u anula pas tërmetit të 26 nëntorit, që shënoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.