Flash News

KRYESORE

A do të japë dorëheqjen po humbi zgjedhjet? Rama tregon me bindje të plotë vendimin; kujton shprehjen me 'hallën dhe xhaxhan'

A do të japë dorëheqjen po humbi zgjedhjet? Rama tregon me bindje

"Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, kështu është shprehur kryeministri Rama në një intervistë për “Pa Protokoll”. Me bindjen e plotë se nuk do të humbas në zgjedhjet e ardhshme, Rama theksoi se nuk do të jap as dorëheqjen si kryetar i PS-së pas zgjedhjeve të 2021, pasi do të jetë i detyruar të vijoi punën.

"Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të jap dorëheqjen si kryetar i PS-së sepse do të jem i detyruar të vijoj punën. Nuk flas kurrë me nëse, se ka edhe një shprehje që flet për hallën dhe xhaxhanë edhe... kohë është shumë e shtrenjtë për t'u humbur me nëse", deklaroi Rama.

I pyetur se ku do i kaloi pushimet këtë vit, kryeministri shprehet se:

"Pushimet si gjithmonë këtu në Shqipëri. Unë dhe ministrat që kur jam bërë kryeministër, nuk kemi të drejtë të shkojmë jashtë shtetit për pushime. E kam bërë sepse ne duhet të jemi në Shqipëri, kalojmë pushimet në Shqipëri sepse është minimumi etik i atyre që qeverisin një vend, është një vend që promovon turizmin, që është një vend i mrekullueshëm. Për mua si në Shqipëri pushimet zor ti kalosh në vende të tjera, edhe pse ka vende të tjera të mrekullueshme.”

Të fundit