Flash News

KRYESORE

A e shpërndan dot Meta parlamentin? Milo dhe Topi përgjigjen

A e shpërndan dot Meta parlamentin? Milo dhe Topi përgjigjen

Paskal Milo dhe Bamir Topi kanë komentuar paralajmërimin e presidentit Ilir Meta se ai me një dekret shpërndan parlamentin. Të dy janë të mendimit se kreu i shtetit nuk mund ta bëjë diçka të tillë.

"Meta nuk do e shpërndajë parlamentin, maxhoranca nuk do e përfillte dekretin e tij", tha ish ministri i Jashtëm.

Kurse ish presidenti sqaroi se parlamenti shpërndahet kur vendi është në një krizë ekstreme.

"Presidenti mund ta shpërndajë parlamentin vetëm në raste ekstreme të mosfunksionimit. Unë besoj se është pjesë e një retorike politike", u shpreh Topi.

Të fundit