Flash News

KRYESORE

Aksident në nacionalen Klos-Burrel, mjeti përplas për vdekje të moshuarin, plagoset rëndë edhe shoferi

Aksident në nacionalen Klos-Burrel, mjeti përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Klos-Burrel, ku një mjet ka përplasur për vdekje një kalimtar të rastit. Mësohet se, viktima është një 70 vjeçar i identifikuar si Bajram Muça.

Muça është goditur nga mjeti me drejtues një 73 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. 73-vjeçari me origjinë nga Dibra ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës "Shul Batra", në rrugën nacionale. Pas përplasjes i moshuari është dërguar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkaq, i plagosur ka mbetur edhe shoferii mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërsa ende nuk dihet gjendja e gruas.

Të fundit