Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Fier-Levan, kush është 27-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën

Policia jep detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur pak më parë në aksin rrugor Fier-Levan. Nga përplasja e dy automjeteve në vendin e quajtur “Liqeni” ka mbetur e vdekur një 27-vjeçare, e identifikuar si Majlinda Troka. Kjo e fundit ishte shtatzënë dhe në muajin e shtatë.

Po ashtu, nga përplasja e dy automjeteve u plagosën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë.

“Në datën 21.08.2018, ora 11.30  në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T  me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T 27 vjeçe e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi”  si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, sqaron paraprakisht policia.

Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Audi’, në të cilin udhëtonte edhe viktima.

Të fundit