Flash News

KRYESORE

Aksidentohet me makinë djali i presidentit Hashim Thaçi

Aksidentohet me makinë djali i presidentit Hashim Thaçi

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka pësuar një aksident me makinë. Mediat kosovare bëjnë me dije se Endrit Thaçi është aksidentuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk raportohet shkaku.

Zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmon se rreth orës 05:25 ka patur një përplasje midis 3 makinave dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person. Sipas mediave kosovare, personi i lënduar është Endriti, ndërsa nuk dihet nëse lëndimet e tij janë serioze.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, tha Ahmeti.

Të fundit