Flash News

KRYESORE

Aktori i njohur akuzohet për gjueti të paligjshme, rrezikon 6 vite burg

Aktori i njohur indian, Salman Khan është shpallur fajtor për gjueti të paligjshme dhe rrezikon të dënohet me 6 vite burg.

Ylli 52-vjeçar i Bollywood-it vrau me armë gjahu dy drerë mjaft të rrallë në Indi, në vitin 1998.

Për të njëjtën arsye u akuzuan edhe aktorët, Saif Ali Khan, Sonali Bendre, Tabu dhe Neelam por u shpallën të pafajshëm.

Khan më parë u dënua me 5 vite burg, por u lirua nga Gjykata e Apelit.

Të fundit