Flash News

KRYESORE

Akuza dhe merkato, Muriqi tregon objektivin e tij!

Akuza dhe merkato, Muriqi tregon objektivin e tij!

Sulmuesi më në formë me origjinë shqiptare është Vedat Muriqi. Lojtari i Fenerbahçes shënoi dhe asistoi dhe në ndeshjen e djeshme në fitoren kundër Gaziantep. Shtatlarti u ndëshkua dhe me karton të kuq, por akuzat kanë shpërthyer, pasi mendohet se e mori qëllimisht.

"Ishte shumë e rëndësishme për mua dhe për shokët e skuadrës që të dilnim fitues nga kjo sfidë. Mendimi ynë i vetëm është të fitojmë kampionatin. Fokusohemi vetëm në fushë.

"Nuk kemi mendime të tjera. E kam kuptuar se disa njerëz pas ndeshjes më kritikuan për kartonin e kuq, por nuk dua të flas për këtë gjë. Nuk ka nevojë të flitet për këtë gjë. Kur je në fushë, shpeshherë rrëmbehesh nga emocionet dhe ndëshkohesh.

"Do ndëshkohesha me karton të kuq edhe pas golit, pasi isha gati të hiqja fanellën. Mendoj se janë momente që të rrëmbejnë emocionet. Duam kampionatin e 29-të dhe jemi të fokusuar vetëm tek arritja e këtij objektivi”, - tha Muriqi.

Të fundit