Flash News

KRYESORE

Akuza dhe nga personazhet e njohur, Mariah Carey për Ellen: Më detyroi të pija alkool kur sapo kisha abortuar

Tashmë duket se akuzat për Ellen DeGeneres nuk janë vetëm nga stafi i punonjësve të saj por edhe nga personazhet e njohur të ekranit e Hollywood-it.

Këngëtarja Mariah Carey ka dhënë një deklaratë së fundmi që akoma më shimë ka ndezur "zjarrin" e asaj që përflitej se në emisionin e Ellen ka racizëm, dhunë psikologjike dhe jo respekt për punonjësit.

Sipas Mariah Carey-t ishte e ftuar në emisionin e Ellen, kjo e fundit e ka detyruar të flasë për shtatzëninë e saj dhe të pijë alkool pas abortit.

Këngëtarja është shprehur duke thënë se  presioni që i ushtroi Ellen e bëri të ndihej shumë në siklet:

"Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment.”

Ellen DeGeneres thyen heshtjen dhe reagon për herë të parë pas akuzave të rënda ndaj emisionit të saj

Ellen DeGeneres heq dorë nga emisioni dhe tregon gatishmërinë për t`u hetuar

Të fundit