Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Akuza/ Zv/ministri i ri i Arsimit Rrumbullaku të vetmin artikull e ka plagjiaturë
Vetëm pak orë pasi Këshilli i Ministrave lajmëroi se Oltion Rrumbullaku do të jetë zëvendësministri i ri i Arsimit në Shqipëri, ky i fundit është vënë në qendër të kritikave. Taulant Muka, ish-zv/ministër i Arsimit, e akuzoi se ai ka bërë plagjiaturë.
“Si mundet kjo qeveri të vazhdojë të tallet me shqiptarët? Kjo politikë është vrastare për arsimin, shkencën dhe të ardhmen e vendit”, ishte reagimi i Kukës.
Ndërkohë që Rrumbullaku tha se “ka 7000 ish-studentë që dëshmojnë për punën time në auditor për kaq shumë vite. Një material i para 10 viteve që gjen online dhe që nuk ka shërbyer për asgjë, nuk të shërben. Kaq.”
Muka shkroi se Rrumbullaku, i emëruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse është pedagog në Universitetin e Tiranës, ka vetëm një artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” të publikuar në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591 October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155).
“Nga një kërkim i shpejt, del se pjesa më e madhe e artikullit të z. Rrumbullaku të jetë 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund të shihet në fotot, është zëvendësimi i Dollarit me Lek. Për më tepër, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione përfundimet nga një tjetër botim të Markos Abraha Gebre-Egziabher në një Universitet të Etiopisë.”