Flash News

KRYESORE

Alibeaj rendit shkeljet: Pse ndalimi dhe trajtimi i protestuesve është në kundërshtim me të gjitha ligjet

Alibeaj rendit shkeljet: Pse ndalimi dhe trajtimi i protestuesve është

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se ka shkelje të rënda të ligjit sa i takon mënyrës së ndalimit dhe trajtimit të 23 protestuesve të arrestuar.

Alibeja ka renditur shkeljet ligjore që sipas tij janë bërë në rastin në fjalë.

“Ka shkelje dramatike të ligjit dhe të mënyrës së trajtimit. Janë arrestuar natën në shtëpitë e tyre. Janë arrestuar rreth orës 4. Sipas ligjit, Kodit të Procedurës Penale, edhe ligjit për policinë e Shtetit, ndalimet mund të kryhen deri në orën 10 të darkës. Ky është hapësira ligjore që përcakton ligji. Në fakt, janë mësyrë në mjediset e tyre të shtëpisë nga policia në ora 4 të mëngjesit. E mundshme duhet të ishte, që prej prokurorisë të ishte lëshuar edhe një shkresë drejtuar autoriteteve policore që tu lejonte atyre të hynin në banesat e shtetasve të arrestuar. Një gjë e tillë nuk ka rezultuar e vërtetë.

Por ajo që ishte akoma dhe më dramatike si shkelje ligjore ishte fakti që urdhrat e ndalimit ët lëshuar, mesa duket shpejtë e shpejt dhe ndoshta dhe më urdhër politik të Edi Ramës, vetëm dje në orën 2 pasdite janë ekzekutuar.

Që do të thotë, e para janë rrëmbyer me forcë nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin. Së dyti, janë mbajtur pa asnjë justifikim ligjor në ambientet e policisë, qoftë në Kukës apo qoftë në Tiranë, dhe së treti nuk u ishte dhënë as e drejta për të pasur avokat”, sqaroi Alibeaj për Fax News.

Më tej, deputeti demokrat, shtoi se “në terma ligjor, e gjithë kjo procedurë do të thotë është në shkelje flagrante të Kushtetutës, të Kodit të Procedurës, ligjit, që do të thotë ata njerëz atu mbahen të sekuestruar dhe në kundërshtim me çfarëdo lloj norme minimale që ky shtet pretendon ta respektojë”.

 

Të fundit