Flash News

KRYESORE

Ambasada e Rusisë në Tiranë për Inis Nezirin: Fituese absolute e festivalit

Ambasada e Rusisë në Tiranë për Inis Nezirin: Fituese

Këngëtarja nga Shqipëria, Inis Neziri është shpallur mbrëmë fituese e festivalit "Novaja Vollna" në Rusi. Ajo ka marrë vendin e parë me vlerësimin pre 281 pikësh nga juria profesionale.

Ky festival është një ndër kompeticionet më rë rëndësishme muzikore në Rusi ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë bota. Inis ishte më e vogla ndër konkurrentët, vetëm 18-vjeçe.

Fitoren e shqiptares e ka komentuar dhe ambasada e Rusisë në Tiranë, ku thekson se Inis ka mahnitur të gjithë me talentin e saj. Në një postim në Facebook, ambasada ruse në Shqipëri, shkruan:

" 🇦🇱🇷🇺

🎹 Lajmet e mira vijnë nga bregdeti rus i Detit të Zi, qyteti i Soçi, ku sot u mbyll edicioni i radhës së festivalit të këngës "Novaja Vollna" (shqip - "Dallga e Re"). Kjo ngjarje në jetën muzikore ruse mund të krahasohet me fastivalin e këngës "Sanremo" në Itali.

❗️Këngëtarja shqiptare Inis Neziri u shpall fituese absolute e festivalit, duke marë 281 pikë nga juria profesionale. Ajo mahniti të gjithë me talentin e saj dhe mundi 12 konkurrentë nga vendet e ndryshme të botës në pjesën finale të konkursit. Inis është pjesëmarrëse më e re e konkursit, është vetëm 18 vjeçe.

🔥 Ju ftojmë të ndiqni një nga përfomancat e saj në ditën e dytë të festivalit, këngën "Piedestal"

Të fundit