Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nxisim distancimin social, por sistemi i drejtësisë s’duhet të ndalojë së punuari

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nxisim distancimin social, por sistemi i

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar mbi ecurinë e sistemit të drejtësisë në vend, përballë situatës së krijuar nga Covid-19.

Sipas ambasadës, distancimi social në këto kohë është nxitur me forcë prej saj, por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari.

“Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës mëngjesin e sotëm.

Të fundit