Flash News

KRYESORE

Analisti: Në Shqipëri mafia po zgjidh hallet e njerëzve, di 3 raste në prokurori

Analisti: Në Shqipëri mafia po zgjidh hallet e njerëzve, di 3

Analisti Arjan Vasjari duke komentuar atentatin ndaj prokurorit Ndoj në “Real Story” tha se Shqipëria ka një mafie autoktone. Duke kujtuar rastin hotelit Vollga në Durrës, analisti shtoi se ka shtim të kërkesave për mafia, dhe se vetë di tre raste në prokurori.

“Kjo që po ndodh në Durrës është vetëm krateri i një llave që ka shpërthyer. Por, nuk ka shpërthyer vetëm tani. Në Durrës, mos të harrojmë që një rast i ngjashëm ka ndodhur më 2011, mos harroni hotelin e famshëm Vollga.

Individët përpiqen që problematikat e tyre t’i zgjidhin te mafia, siç ishte rasti i Vollgës. Ata bënë pazar me mafien, se nuk e zgjidhin dot ndryshe problemin. Po ju them, di unë së paku, tre raste ku individë, njerëz me një problem të caktuar në administratë apo në gjykata, ishte në prokurori ky rasti, që nuk mund të depërtonin aty, për shkak të korrupsionit, kanë shkuar e kanë trokitur te këta mafiozët dhe i kanë zgjidhur problematikat e tyre”, tha Vasjari në Real Story.

Të fundit