Flash News

KRYESORE

Anulohet sërish përsëritja e testit për gradën ‘komisar’, shkak bëhet zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit

Anulohet sërish përsëritja e testit për gradën

Ardi Veliu, kreu i Policisë së Shtetit ka anuluar urdhrin e dhënë pak ditë më parë që provimi i efektivëve të policisë që konkurrojnë për gradën ‘komisar’ të zhvillohej sërish sot.

Sipas Report tv, shkak është bërë nisja e hetimeve nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për zv.drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj bashkë me komisionin, sa i takon provimit të parë, në të cilën u përfol se policët kopjuan.

Pas anulimit, testimi ishte vendosur për t’u përsëritur ditën e sotme nga 420 efektivë policie, por për shkak të nisjes së hetimeve është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Të fundit