Flash News

KRYESORE

Apeli i SHBA, ish-deputeti i PD: Reformat duhet të bëhen shpejt por me këto 4 kushte

Apeli i SHBA, ish-deputeti i PD: Reformat duhet të bëhen shpejt por me

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi ka komentuar thirrjet e ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj politikës shqiptare në kulmin e tensioneve pas shembjes së teatrit, për të zbatuar Reformat në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, si kushti i vetëm për anëtarësim në BE.

Sipas ish deputetit reformat duhet të bëhen shpejt, por me katër kushte.

“1. institucionet e drejtësisë se re nuk mund te plotësohen nga prokuroret e diktaturës, militantët e PS, të ndërvarurit dhe pengjet e baronëve. Mungesa e kuadrove te rinj të sistemit mund të kompensohet me të diplomuarit me cikël të plotë në universitetet perëndimore, duke shfuqizuar pengesën ligjore per ata;

2. Reforma Elektorale duhet te paraprihet nga korrigjimi i ndarjes administrative, rishpërndarja e kolegjeve zgjedhore, duke respektuar te drejtën e krahinave historikisht te formuara dhe komuniteteve, per përfaqësim te përcaktuar ne Parlament.

3. Rivendosja ne sistemin e larte qeverisës dhe udhëheqës te shtetit, administratës se nalte e Konventave Themelvënëse Kushtetuese mbi strukturimin e burimeve njerëzore.

4. Korrigjimi i sistemit zgjedhor ne përputhje me parimin e përfaqësimit te drejtpërdrejte te sovranit, përfshirë emigrantet, sipas regjistrimit te origjinës ne Shqipëri”, shprehet ish deputeti.

Të fundit