Flash News

KRYESORE

Arta Dade: Partia Socialiste duhet të mbështesë një qeveri me kryeministër teknik

Arta Dade: Partia Socialiste duhet të mbështesë një qeveri

Në intervistën e parë pas një vit e gjysmë mungesë ne media, Arta Dade dha shumë mesazhe, kryesisht drejtuar kryeministrit Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Adi Krasta, Dade bëri edhe një deklaratë, e cila ndonëse kaloi “shpejt e shpejt”, tregoi qartësisht qëndrimin e saj kundër Ramës si kryeministër i Shqipërisë.

Duke komentuar ministrat e rinj të kabinetit, ish-deputetja foli për një qeveri teknike, duke nisur nga kryeministri, dhe që duhet të mbështetet nga Partia Socialiste. Sipas Dades, ministrat e rinj janë pjesë e oborrit të Ramës.

“Nëse do të bëhej një qeveri teknike nga kryeministri deri te ministri i fundit mund ta bësh, dhe sigurisht që Partia Socialiste duhet ta mbështesë, për këta (ministrat e rinj) janë të oborrit të Edi Ramës. Se si i ka gjetur, se ku i ka gjetur, këtë nuk e di, ndoshta po të isha në PS do të kishte thënë diçka aty”, deklaroi Dade.

Për Arta Daden, e majta në Shqipëri duhet të ribëhet sepse strukturat e Partisë Socialiste janë tani thjeshtë fasadë e kryetarit për të marrë vendime.

“Kryesia është thjeshtë fasadë. Është fasada e kryeministrit për të marrë vendime. Nuk ka qenë kështu me kryeministrat e tjerë. Nuk jam pjesë e “Rilindjes” dhe tashmë as e strukturave të PS, edhe pse jam pjesë themeluese e kësaj partie. Nëse Edi Rama do të dalë pa Partinë Socialiste nga mbrapa në zgjedhje, nuk mund të marrë vota. E majta duhet të ribëhet sepse nuk janë të përfaqësuar ata që e kanë formuar PS-në”, tha Dade.

Rikthimi i ashpër i Arta Dades: Rama koncepte të deformuara për demokracinë; e majta duhet të ribëhet

Spartak Ngjela thirrje socialistëve: Do dëmtoheni nëse nuk largoni Ramën nga posti i kryeministrit

Të fundit