Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha poston foton e Tahirit me Ramën dhe Obamën: Ambasada Amerikane po vëzhgon

Gazetari Artan Hoxha, për të cilin është shkruar se ka miqësi të ngushtë më Saimir Tahirin, shprehet se ish-ministri rrezikon të dënohet me disa vite burg.

Arsyeja kryesore që rendit Hoxha është edhe minotorimi i pandërprerë që po i bëhet procesit nga Ambasada Amerikanë, përfaqësuesit e së cilës nuk kanë munguar në asnjë seancë dhe janë parë gjithnjë duke mbajtur shënime.

“Të shohim nëse trupi gjykues gjatë dhënies së vendimit, do ta ketë parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnjë, me pjesëmarrjen dhe monitorimin e panderprerë të perfaqesuesve te Ambasades Amerikane.

Kampionati vazhdon....”, shkruan ai një postim në “Facebook”, te cilin e ka shoqeruar me fotot e Tahirit me Ramen dhe Barak Obamen.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre vepra penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesemarrje ne grup të strukturuar kriminal”.

Postimi i plotë:

Deri tani gjithcka brenda parashikimit...

Organi akuzes nuk ka “zhgenjyer”, i ka qendruar bindjes se vet se i ka provat per ta shpallur Saimir Tahirin fajtor.

Tre prokurorët e Prokurorise se Krimeve te Renda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kerkuan sot para gjykates denimin me 12 vite burg(8 vite per shkak te gjykimit te shkurtuar) per ish-ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, si asnje zyrtar tjeter i larte i shtetit shqiptar me akuza shume te renda për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesemarrje ne grup të strukturuar kriminal”.

Te shohim nese trupi gjykues gjate dhenies se vendimit, do ta kete parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnje, me pjesemarrjen dhe monitorimin e panderprere te perfaqesuesve te Ambasades Amerikane.

Kampionati vazhdon....

Të fundit