Flash News

KRYESORE

Artan Hoxhës nuk i del inati me Metën: Të sqarojë “djegien e kuvendit”. Rama s'do ta shkarkojë

Artan Hoxhës nuk i del inati me Metën: Të sqarojë

Gazetari Artan Hoxha, që njihet për qëndrimet e tij kundër Ilir Metës, shprehet se ai duhet të kishte informuar agjencitë ligjzbatuese për çështjen e djegies së parlamentit. Në emisionin “Repolitix”, ai shton se qëllimi i Edi Ramës nuk është ta shkarkojë Metën, por ta turpërojë, siç thotë ai.

"Presidenti ka një detyrim të na thotë se çfarë informacioni ka patur dhe kush e ka sjellë. Parandalimi nuk e bën dot duke shtyrë zgjedhjet por duke vënë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese. Ai la të kuptohej se informacioni i ka ardhur nga shërbimi sekret. Kush donte t'i vinte zjarrit Shqipërisë. Ai sot ka detyrimin të na sqarojë. Më paralajmërimin e tij ai na bëri të mendojmë se me datë 30 do kishte luftë. Edi Ramës nuk do që ta shkarkojë Ilir Metën, por do që ta turpërojë", deklaron Artan Hoxha.

Kreu i shtetit deklaroi ne Komisionin Hetimor se me date 7 qershor ka marre informacione nga sherbimet sekrete vendase se Kuvendit do ti vihej flaka nga mbeshtetesit e opozites ne protesten e nje dite me pas. Akuzat jane mohuar kategorikisht nga opozita.

Të fundit