Flash News

KRYESORE

Asambleja e PS/ Dako distancohet nga miku i Avdylajt dhe ‘llogaridhënësi’ i Shullazit

Kryebashkiaku aktual i PS, Vangjush Dako ishte i pranishëm në Asamblenë e Partisë Socialiste, që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Ai qëndroi ulur në rreshtin e parë, krah ministrit Bledi Cuci dhe deputetit Sadri Abazi.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i ri i Shijakut, Elton Arbana, që preferoi të qëndronte në mes të sallës, pranë deputetit Jurgis Cyrbja, nën hetim nga ‘Krimet e Rënda’ për bashkëpunim me Gilmano Danin – numrin dy të bandës së Emiljano Shullazit.

Dako dhe Arbana dolën në përgjimet e dosjes ‘339’ të gazetës Bild, pergjime te kryera nga Prokuroria gjate zgjedhjeve te Përgjithshme të 2017-ës.

Të dy shfaqeshin teksa komunikonin me Astrit Avdylin, i njohur si kreu i bandës së Shijakut.

 

 

 

 

Të fundit