Flash News

KRYESORE

‘Kritiku i moderuar’ shfaqet në Asamblenë e PS, krah Gramoz Ruçit

Partia Socialiste organizoi sot asamblenë e saj kombëtare të radhës. I vetmi kritik i pranishëm në të ishte ish-deputeti Namik Dokle, i cili shpesh herë është shfaqur i pakënaqur me estabilishmentin aktual socialist.

Dokle u pa të diskutonte për disa minuta me kreun e parlamentit, Gramoz Ruçin ndërkohë që i ishte rezervuar një vend në reshtin e dytë, pas ministres Belinda Balluku dhe krah deputetes Vasilika Hysi.

Dokle u tërhoq nga jeta aktive politike në 2017-ën, para zgjedhjeve të përgjithshme për t’iu përkushtuar pasionit të tij, letërsisë.

[caption id="attachment_300423" align="alignnone" width="960"] Foto nga Agim Rama[/caption]

Të fundit