Flash News


KRYESORE

Atlete dhe taka e me 'defekte' plot. Çfarë nuk shkonte me veshjen e deputeteve sot

Para se të niste seanca parlamentare, fotoreporterja e Politiko.al , Jona Kazani,  ka  fokusuar në aparatin e saj disa nga deputetet shqiptare. Si çdo e enjte parlamentare, zakoni e do që të vishen e "të zbukurohen" deputetet tona, por sot kemi vërejtur shumë gabime në veshjet e kombinimet e tyre.

Kujtojmë se në parlament kanë ngelur vetëm deputetet e mazhorancës dhe janë shtuar disa opozitare që pranuan mandatet pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.

E nisim me deputeten e re Aurora Mara, e cila deri më tani mesa duket ende se ka kuptuar që është deputete. Me flokë të pakrehur (te kapura rrëmujë, topuz) dhe me atlete, Aurora ka hyrë sot në seancën plenare. Kujtojmë se deputetja e LSI-së edhe në televizione ku ka qenë e ftuar, ka dalë me po të njëjtin look.

Veshja e Rudina Hajdarit ka pasur një harmoni ngjyrash, e kombinuar bukur, por veshje që i nxjerr në pah gjatësinë që ka. Mbase me disa rroba të tjera, Rudina do dukej më e gjatë (se ne femrat vdesim të dukemi pak më të gjata se sa jemi).

Deputetja e Lushnjës, Tatiana Piro Nurçe, ka qenë e veshur me një pardysy të zi, i cili të jepte përshtypjen sikur i rrinte një numër më i vogël.

E bukura Reme Lale. Reme ka një trup shumë të bukur dhe është një ndër deputetet më figurante dhe që vishet shumë bukur. Por sot e kishte tepruar. Lule. Shumëëë lule.

Elisa Siropali, Etilda Gjonaj, Lindita Nikolla dhe Blerina Gjylameti, ishin të veshurat më bukur sot. Kombinimi i ngjyrave, heqja e palltove dhe zëvendësimi i tyre me xhaketat dhe takat jo shumë të tepruara.

Në foto e mëposhtme shikoni dhe përfaqësuese të tjera të Parlamentit, të cilat me veshjet e sotme kanë nxjerrë në pah shumë defekte të tyre.

Të fundit