Flash News

KRYESORE

Avokati i Tahirit sqaron kush është “shefi i madh”

Avokati i Tahirit sqaron kush është “shefi i madh”

Maks Haxhia, avokati i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka sqaruar frazën e thënë nga klienti i tij në gjyq se “dihet kush është shefi i madh i politikës shqiptare”.

“Akuza solli një përgjim midis Habiljave dhe personave të tjerë të inkriminuar. Tahiri me shumë elegancë, i tha akuzës se nuk kanë realizuar detyrën. ‘Jeni të detyruar që të tregoni se kush është shefi i madh. Juve duhet që ta bëni një vërtetim të tillë, të sillni prova.

Unë si shef i madh paskam qenë edhe me zonjën Gjosha në Bruksel, edhe duke ngrënë drekë me bosët e krimit. për më tepër që kam qenë edhe me Ramën duke drekuar. Pra i bie të jetë ai shefi i madh i krimit.”, tha avokati Haxhia në emisionin “Top Story”

Më pas, i pyetur në studio, Haxhia sqaroi se klienti i tij në asnjë moment nuk ka bërë shantazh.

“Jam vënë para përgjegjësisë penale kur kam lidhje farefisnore, kur një person nuk mban përgjegjësi për vëllanë e vet. Zoti Xhafa nuk është përmendur. Tahiri tha se përgjegjësia ishte individuale. Ai tha se as për vëllanë nuk duhet të përgjigjesh, jo më për farefisin kur është përfshirë në krime. Nuk është thënë në gjyq fjala vëlla trafikant.”

Sa i përket çështjes së radarëve, Tahiri gjatë seancës shpjegoi se të favorizosh trafikun e drogës duhet që të heqësh radarët. Por radarët nuk janë në varësi të Ministrisë së Brendshme, por të Ministrisë së Mbrojtjes.

Të fundit