Flash News

KRYESORE

Basha nuk largohet nga protesta: Se sa do të qëndrojmë, e vendosin qytetarët

Basha nuk largohet nga protesta: Se sa do të qëndrojmë, e

Pavarësisht tensionit në protestë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, vijon të qëndrojë në mes të turmës. Basha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka planifikuar skenarin për dhunë në protestë, duke lejuar çarjen e menjëhershme të kordonit të policisë.

Kryedemokrati theksoi se janë qytetarët ata që do të vendosin se sa do të qëndrojnë përpara Kryeministrisë për të protestuar.

“Se sa do të qëndrojmë e vendosin qytetarët. Ka patur një skenar të paralajmëruar nga Edi Rama për të çuar në dhunë dhe konfrontim. Ne do të qëndrojmë në krah të qytetarëve deri në fund. Qeveri tranzitore dhe t’i japim fund Qeverisë që është kapur në vjedhje”, u shpreh Basha.

Protesta-LIVE/ Disa të lënduar te Kryeministria; Basha akuza Lleshajt: Hapja kordonit të policisë, skenar i Qeverisë. Reagon Rama

Të fundit