Flash News

KRYESORE

Basha takim me shqiptarët në Londër: Djegia e mandateve vetëdijësoi qytetarët

Basha takim me shqiptarët në Londër: Djegia e mandateve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Londër. Pasi i falënderoi për mirëpritjen, Basha nënvizoi se Shqipëria ka mbetur pas në rrugën e integrimit evropian dhe se shumë të rinj vijojnë të largohen nga vendi.

“Si ka mundësi që 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, po na kalojën të gjitha vendet. Me gjasa Maqedonisë së Veriut, do i hapen negociatat, ne jo. Edi Rama ka shkaktuar krizën më të thellë ekonomike. Të gjithë vendet e rajonit po përfitojnë nga teknologjia dhe po hapin vende pune. Ndërkohë në Shqipëri, ekonomia është në kolaps total. E vetmja mënyrë është t’i lëpihesh pushtetit ose të largohesh.

Pa pasur një parlament që përfaqëson qytetarët dhe jo kriminelet, nuk mund të kemi as liri, as barazi para ligjit. As investitorë të huaj nuk do te vijne. Vetëm kthimi votës së lirë i hap rrugë zgjidhjes së krizës dhe largimit të mjerimit. Djegia e mandateve vetëdijesoi shqiptaret, pasi propaganda qeveritare kishte shkaterruar kurajën e njerëzve“, deklaroi ndër të tjera Basha që përsëriti disa herë se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë.

Në sallën ku u zhvillua takimi u dëgjuan shpesh thirrjet ‘Rama ik’. Në krah të Bashës ishte edhe Fatmir Mediu dhe ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Xhamal Gjunkshi.

Të fundit