Flash News

KRYESORE

Basha tur intensiv në Gjermani; Rama pret thyerjen e izolimit 1 vjeçar nga Perëndimi

Basha tur intensiv në Gjermani; Rama pret thyerjen e izolimit 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon prej dy ditesh nje tur intensiv në Berlin, ku u prit nga 18 deputetë të Bundestagut dhe eksponente të rëndësishëm të politikës gjermane. Lideri demokrati informoi zyrtarët e larte gjermane mbi krizën politike në Shqipëri, duke insistuar se e vetmja rrugë për tejkalimin e saj eshtë krijimi i një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër.

“Instrumenti i parë është të kemi një proces politik, të lirë nga influenca e krimit. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme që do ti garantojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve një parlament të dalë nga vota e tyre dhe jo, siç tregojnë tashmë provat zyrtare të prokurorisë, të dalë nga influenca e bandave të narkotrafikut, për të cilat kanë raportuar gjerësisht edhe mediat ndërkombëtare”, deklaroi Basha për Deutche Welle.

Vizita e Bashës në Gjermani vjen në një kohë që kryeministri Edi Rama nuk ftohet në asnjë prej vendeve Perëndimore që prej 26 prillit të vitit të kaluar, ku takimi i fundit ishte me Kancelaren Merkel. Teza e izolimit të kryeministrit nga Gjermania mbështetet edhe nga analisti i njohur gjerman Bodo Weber, që thekson se këmbëngulja e tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbise e ka reshtuar kundër Gjermanisë.

“Simpatitë e dukshme të Kryeministrit për të ndihmuar presidentët e Kosovës dhe Serbisë që të shtyjnë përpara një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, jo vetëm që dëmtojnë stabilitetin rajonal, por tragjikisht e bënë Kryeministrin tuaj që të përfundonte, de fakto në anën me shtete anëtare të BE si Franca, Presidenti Macron, që aktualisht është pengesa më e madhe për integrimin në BE të rajonit dhe më konkretisht për Shqipërinë që të marrë dritën jeshile nga BE për të përfunduar më në fund negociatat e pranimit. Në të njëjtën kohë kryeministri juaj me këto aktivitete ka tjetërsuar përkrahësin më të madh brenda BE-së të përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE – qeverinë gjermane”, deklaroi Weber për Politko.al.

Të fundit