Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
“Edi Rama ia ka dalë të tjetërsojë përkrahësin më të madh të Shqipërisë, Gjermaninë”
Bodo Weber, ekspert i politikës së jashtme gjermane dhe europiane dhe i çështjeve të Ballkanit, në një intervistë për Politiko.al, qorton qëndrimin e opozitës shqiptare duke e quajtur ‘qasje tradicionale’ ndërkohë që i vizaton një portret të zymtë kryeministrit Rama, të cilin e konsideron fajtor për tjetërsimin e qëndrimit gjerman. Weber e quan Francën dhe presidentin Macron si anti-shqiptare sa i takon integrimit të Shqipërisë, ndërsa Gjermaninë si përkrahësen më të fortë. Ai ka kritika të forta edhe për komisioneren Mogerini dhe presidenetët Thaçi e Vuçiç të cilët i konsideron si keqpërdorues të dialogut Beograd-Prishtinë. Shkëmbimin e kufijve ai e konsideron si një zgjidhje që ka sjellë shumë mjerim më parë në Ballkan.
Intervistoi për Politiko.al / Liridon Cecja
Politiko.al: Zoti Weber, le të diskutojmë për ‘Procesin e Berlinit’; iniciativë e Znj. Merkel, prezantuar në vitin 2014, që pati ngjallur mjaft optimizëm në rajon. Megjithatë, duket sikur Berlini zyrtar është tërhequr?
Bodo Weber: Kjo është një përshtypje e gabuar - Berlini, qeveria, ministria e Jashtme dhe në veçanti kancelarja Merkel mbeten të përkushtuar ndaj procesit, ashtu siç ishin kur e nisën në vitin 2014, atëherë kur ideja e Procesit të Berlinit nisi pas një takimi mes Kancelares dhe Kryeministrit Edi Rama. Berlini negocioi me Poloninë, një vend anëtar i BE-së, normalisht jo midis atyre më pro-aktivëve në politikën e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe vendosi që Varshava të organizojë takimin e ardhshëm këtë verë. Pra, procesi është i gjallë dhe Berlini po e shtyn përpara, gjë që mund të vërehet nga fakti se po vazhdon, ndonëse plani fillestar ishte që të zgjaste nga viti 2014 deri në vitin 2018.
Unë mendoj se përshtypja juaj në lidhje me zbehjen e interesit të Berlinit ka tri arsye: Së pari, nisja e nismës së procesit të Berlinit, si të gjitha iniciativat perëndimore në Ballkanin Perëndimor, shkaktoi shumë shpresa jo reale dhe të ekzagjeruara në rajon. Së dyti, takimi i fundit në vitin 2018 në Londër shënoi një pikë rënieje të procesit – Berlini qe dorëzuar para këmbënguljes së Britanisë për të organizuar takimin e radhës pavarësisht Brexit-it, dhe fatkeqësisht doli për keq, duke u bërë viktimë e Brexit-it, kur Sekretari i Jashtëm i asokohe Boris Johnson, dha dorëheqjen gjatë samitit. Së treti, konflikti mbi idenë e rrezikshme se një zgjidhje e qëndrueshme për mosmarrëveshjen historike të statusit midis Kosovës dhe Serbisë mund të gjendet në një formë te shkëmbimi i territoreve etnike, për fat të keq mbështetur edhe nga disa zyrtarë kryesorë të BE dhe presidenti francez, krijoi tensione substanciale vitin e kaluar, që minuan qëllimin e procesit të Berlinit për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.
Politiko.al: Mendoni se pikërisht ulja e intensitetit të Gjermanisë në Ballkan ka bërë që vendet të rrëshqasin drejt autokracisë? Në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi protestohet prej dy muajsh nga nga partitë politike dhe shoqëria civile…
Bodo Weber: Shiko, unë nuk jam i sigurt nëse në të vërtetë ka një emërues të përbashkët midis këtyre protestave, ashtu siç mediat perëndimore pëlqejnë të përhapin. Në Malin e Zi, elementi autokratik si pjesë e një regjimi që është pro-perëndimor, është një dilemë e vjetër për të cilën BE-ja deri tani nuk ka gjetur një recetë për ta zgjidhur nëpërmjet procesit të pranimit. Por protesta duket të jetë ambivalente, sepse ata gjithashtu kanë një component, një parti opozitare, që përfshin konfliktin BE-Rusi në sfond. Nuk jam ekspert për Shqipërinë, por përsëri çfarëdo pakënaqësie qytetare që mund të ketë, duket se përfshihet edhe ai elementi tradicional, dmth antagonizmi dikotomik mes dy partive të mëdha, që për një kohë të gjatë mbetet barrë për integrimin e vendit në BE dhe reformat demokratike.
Në Serbi, kam frikë se duhet të thuhet se ngritja e regjimit autokratik të Aleksandër Vuçiq-it është rezultat i rolit të tij, fillimisht konstruktiv, në dialogun politik me Prishtinën, që u drejtua nga Gjermania. Për mua kjo nuk është dhe aq rezultat i mungesës së vëmendjes gjermane, por dështimi në një pikë të dialogut, për të krijuar një strategji afatgjatë dhe ky dështim çoi në një process në të cilin të tria palët në negociata, dy presidentët dhe për fat të keq edhe kryenegociatorja e BE-së, filluan ta keqpërdorin dhe ta kthejnë dialogun në diçka krejtësisht të ndryshme nga çka ishte në fillim dhe ku synonte të përfundonte - dhe përfundimisht ta kthenin në farsë nëpërmjet idesë së fundit të zgjidhjes nëpërmjet këtij koncepti të vjetër etno-territorial (që ka sjellë aq shumë mjerim për rajonin në të kaluarën e afërt), shkëmbimit të territoreve.
Politiko.al: Është krijuar ideja sikur Bashkimit Europian i intereson më shumë të promovojë stabilitetin duke mbyllur një sy për fuqizimin e demokracisë. Cili është mendimi juaj?
Bodo Weber: Është një problem i hershëm, që kur BE mori lidershipin perëndimor të rajonit nga SHBA në vitin 2005. Për shkak të mungesës së vullnetit dhe vëmendjes politike në BE për tu marrë seriozisht me Ballkanin Perëndimor, stabiliteti fals ishte alternativë shumë më pak ambicioze – e tillë megjithatë sa të dëmtonte përpjekjet e BE-së në rajon për të promovuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dobësimi i demokracisë si pasojë e mungesës së vullnetit politik dhe mungesës së politikave strategjike, për fat të keq, mbetet sfida kryesore e BE-së në rajon.
Politiko.al: Zoti Weber, i keni ndjekur zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe nëse po, cili është qëndrimi juaj?
Bodo Weber: Nuk i kam ndjekur aq intensivisht, pasi nuk jam ekspert i vendit tuaj, por sigurisht që mund të jap disa mendime së jashtmi. Për mua opozita duhet t’ japë fund qasjes tradicionale të luftës për tu kthyer në pushtet duke bllokuar reformat demokratike, duke minuar edhe procesin e integrimit në BE të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, simpatitë e dukshme të Kryeministrit për të ndihmuar presidentët e Kosovës dhe Serbisë që të shtyjnë përpara një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, jo vetëm që dëmtojnë stabilitetin rajonal, por tragjikisht e bënë Kryeministrin tuaj që të përfundonte, de fakto në anën me shtete anëtare të BE si Franca, Presidenti Macron, që aktualisht është pengesa më e madhe për integrimin në BE të rajonit dhe më konkretisht për Shqipërinë që të marrë dritën jeshile nga BE për të përfunduar më në fund negociatat e pranimit. Në të njëjtën kohë kryeministri juaj me këto aktivitete ka tjetërsuar përkrahësin më të madh brenda BE-së të përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE - qeverinë gjermane.
#Bodo Weber është ekspert i lartë i ‘Democratization Policy Council’ i përqendruar në çështjet e Ballkanit Perëndimor, politikën e jashtme gjermane dhe europiane dhe marrdhëniet transatlantike. Ai gjithashtu punon si konsulent politik për fondacione politike dhe organizata ndërkombëtare në Gjermani dhe Ballkan.
Të fundit
Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
14 July 2026, 09:35
Ngushtica e Hormuzit bëhet përsëri fushëbetejë kyçe, rritet çmimi i naftës
14 July 2026, 09:20
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13