Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha tregon për herë të parë se iu infektuan prindërit me Covid-19: Kalova një makth të vërtetë

Bebe Rexha tregon për herë të parë se iu infektuan

Bebe Rexha ka zbuluar se ka kaluar një makth të vërtetë nga shqetësimi për prindërit që i ishin infektuar me COVID-19. Në një intervistë për 'Extra', këngëtarja shqiptare u shpreh se e vuajti faktin që nuk ishte pranë tyre dhe ishte gati të merrte makinën për të bërë rrugën e vetme, nga LA në Neë York, vetëm për t’iu gjendur pranë.

Por pas refuzimit të prindërve, ajo hoqi dorë nga ky vendim që do të kishte rrezikuar edhe jetën e vetë këngëtares.

“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë. Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllanë tim atje, por më në fund u bënë më mirë”, tha ajo.

Prej vitesh Bebe jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj banojnë në New York.

Të fundit