Flash News

KRYESORE

Berisha akuza qeverisë: Po manipulohen shifrat e Covid-19

Berisha akuza qeverisë: Po manipulohen shifrat e Covid-19

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë shqiptare se , po manipulon numrin e vdekjeve dhe i infektimeve të Covid-19.

Ai shtoi faktin se në media po flitet për manipulime të shifrave në Serbi, por në Shqipëri sipas tij këto manipulime janë më të mëdha.

Deklarata u bë gjatë një lidhjeje me Skype me studion e Tempora në Ora News.

“Kam dëgjuar media që ka manipulime të të vdekurve në Serbi, por siguroj publikun se në Shqipëri janë më të mëdha këto manipulime. Sado që u manipuluan shifrat kanë qenë shumë më të larta, si në vdekje, si në infektimeve, duke kufizuar testet. 

A i keni dëgjuar komunikatat e tyre thonë që ishte me Covid dhe vdiqën nga një sëmundje tjetër. Por nëse nuk i shtyn Covidi ata mund të jetojnë me vite. Tani nuk çel gojën ai që thoshte se do na grijë si mish qeni dhe do të kishte 18 mijë të vdekur. Sot situata është jashtë kontrollit”, tha Berisha.

Të fundit