Flash News

KRYESORE

“Berisha ka zë në këtë çështje”/ Pas mbrojtjes, Rama sulmon ish-kryeministrin me fjalët e Thaçit: Furnizoi tanket e Beogradit

“Berisha ka zë në këtë çështje”/ Pas

Më 13 shtator të 2018-ës, kryeministri Edi Rama do të merrte në mbrojtje paraardhësin e tij, Sali Berishën, pas akuzave që iu bën këtij të fundit nga presidenti kosovar, Hashim Thaçi, për bashkëpunim me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në Serbi.

Në emisionin ‘Open’, kur sapo ishte hapur diskutimi për kufijtë, Rama do të shprehej: “Ju e dini mendimin tim për Sali Berishën, por në këtë rast nuk mendoj se është koha e atillë që  t’i kujtohet se çfarë ke bërë ti atëherë… Sali berisha është ai që është, është lideri defacto i PD dhe me peshë politike. Është një zë në këtë çështje.”

(Kosova/ Edi Rama hap temën e bashkimit kombëtar dhe merr në mbrojtje Sali Berishën: Kemi nevojë për një kuvend burrash)

Por mëngjesin e sotëm, Rama është zgjuar në ‘Tëitter’ me një qëndrim totalisht ndryshe, a thua se nuk është i njëjti person që ka bërë atë deklaratë pesë muaj më parë.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s'denjoi t'i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan kryeministri.

Ashpërsimi i luftës politike në Shqipëri, po e shtyjnë Ramën që të sulmojë Berishën në të gjitha drejtimet, siç u përpoq të bënte dje në Kuvend me pretendimin se ish-kryeministrit nuk i është miratuar viza për të udhëtuar drejt SHBA-së.

“Sali Berisha nuk është në listë”, Departamenti Amerikan reagon për pretendimin e Edi Ramës

Nga “Zëri i Amerikës” te “DW”, si Rama dhe Vuçiç janë vendosur në qendër të kritikave amerikane dhe gjermane

Të fundit