Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
"Berisha nuk duhet të kandidojë sërish!", Nazarko tregohet kategorik: T'i lërë hapsirë Bashës ta kapërcejë; në fund të fundit është humbës
Analisti Mentor Nazarko është i mendimit se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në PD. Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News 24, Nazarko është shprehur se nuk e ndjen hapjen në PD.
Sipas Nazarkos, ka një ngrirje në gjithë këtë nismën për hapjen e partisë dhe se pavarësisht deklaratave të Mustafajt për risi në radhët e demokratëve, duket e vështirë.
“E re ishte ajo që solli PS në 2005”, thekson Nazarko teksa shton se Berisha duhet të largohet me qëllim që Bashës t’i jepet hapsirë të tejkalojë paraardhësin e tij.
“Nuk e ndjej hapjen e PD. Nuk e ndjej, sepse edhe ndonëse ata thonë se kanë futur ekspertët më të mirë europianë, sërish kemi atë ngrirje. Ka të dhëna shpresë-dhënëse, për shembull zoti Mustafaj tha se 70 përqind janë figura të reja. I mbetëm pikëpamjes se ajo që solli PS më 2005 ishte dicka e re, ndërsa sot duket pak e vështirë. Sa i takon zotit Berisha, unë besoj se nuk duhet që të jetë deputet. Kjo sepse Sali Berisha ka akoma fuqi në PD. Sali Berisha nuk duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputetë, sepse Basha duhet të kapërcejë modelin e paraardhësit të tij. Basha duhet të kapërcejë Berishën, që në fund të fundit është një humbës. Berisha mund të jetë një këshilltar i mirë por vetëm kaq”, u shpreh Nazarko.
Më tej, Mentor Nazarko ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, me krisjet e parë për shkak të mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës. Sipas Nazarkos, Kosova ndodhet në një kaos të madh për shkak të problemeve të brendshme.
Ndërkaq, një koment analisti e ka patur edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut.
“Unë e shikoj se Kosova është një kaos. Kemi probleme të brendshme, kemi mungesë të aksionit të qeverisë së zotit Hoti, edhe për shkak të stilit të tij të aksionit që nuk është stil i reklamës, duket si lëvizje e crregullt. Duket se nuk po bëhet sa duhet ndaj kundërshtarit historik që është Serbia. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mendoj se Zaev ka pasur përplasje edhe me shërbimet sekrete për procesin “Monstra”, duke shpërbërë realitete që nuk ishin të vërteta apo mënyra si veproi duke përfshirë shqiptarë në lista.
Zoran Zaev ka bërë më shumë se cdo lider maqedonas. BDI e ka kompaktsuar shqiptarinë. BDI do kryeministër shqiptar. Por mund të kemi edhe riskun e madh që të kemi qeveri totalisht maqedonase. Unë mendoj se Shqipëria duhet të shikojë që zgjidhë faktorin shqiptar. Shqiptarët duhet që të përcaktohn si komb përcaktues në Maqedoninë e Veriut për shumë gjëra. Prsh edhe Portin e Vlorës mund ta ndërtojmë me Maqedoninë e Veriut, por është një projekt që ka nevojë për rezaurim”, përfundoi Nazarko.