Flash News

KRYESORE

Bie nga skela e stadiumit “Arena Kombëtare”, ndërron jetë 40 vjeçari

Bie nga skela e stadiumit “Arena Kombëtare”, ndërron

Një punëtor 40-vjeçar ka rënë nga skela e stadiumit “Arena Kombëtare” dhe për pasojë ka humbur jetën.

40 vjeçari ndërroi jetë në spital disa orë pas aksidentit. Policia njofton se shtetasi që ka ndërruar jetë është N.I, 40 vjeç.

 “Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital. Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit