Flash News

KRYESORE

Bilanci i analistëve: Sfidë politike, Meta fitoi në Komision

Bilanci i analistëve: Sfidë politike, Meta fitoi në Komision

Analistët Afrim Krasniqi dhe Aleksandër Cipa mendojnë se presidenti Ilir Meta doli i fituar nga përballja në Komisionin Hetimor. Zoti Meta fitoi si individ në këtë Komision për shkak të nivelit të anëtarëve”, shprehet Krasniqi në një prononcim për A2 CNN.

Meta thotë se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit, por çfarë do të bëjë Presidenti pas Presidencës? “Mandati i tij varet nga ecuria e LSI-së, të cilën ai e ka krijuar. Kjo do të thotë, nëse LSI do të ketë kuota më të larta, me siguri Presidenti do të jetë komod, nëse LSI ka tronditje, mandati i Presidentit do të jetë në varësi nga mandati politik i LSI-SË”, sqaron Krasniqi.

“Unë mendoj se shumica socialiste, betejën e nisur me presidentit duhet ta çojë deri në fund, në të kundërt do të marrë një kosto politike vetë-ndëshkuese”, përfundon Çipa në një prononcim për A2 CNN.

Kreu i shtetit qëndroi për dy orë në Komisionin Hetimor, ku iu përgjigj pyetjeve të tetë anëtarëve, 4 deputëtëve të PS dha katër të ‘opozitës së re’.

Meta u shoqërua në këtë përballje nga zëdhënësi Tedi Blushi dhe dy këshilltarët: Bahri Shaqiri që është këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në presidence dhe Bledar Dervishaj, këshilltar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Të fundit