Flash News

KRYESORE

Bilanci i covid-19/ Dy gra nga Tirana humbin jetën në Infektiv, 67 persona rezultojnë pozitivë në 24 orët e fundit

Bilanci i covid-19/ Dy gra nga Tirana humbin jetën në Infektiv, 67

67 raste të reja dhe dy viktima është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy gra nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, ndërsa 67 persona kanë rezultuar pozitivë pas 376 testimeve.

"Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës", thotë, Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Të fundit