Flash News

KRYESORE

Biznesi mbyll qepenat/ Një orë para protestës, Ahmetaj tenton t'u "prishë mendjen" sipërmarrësve

Biznesi mbyll qepenat/ Një orë para protestës, Ahmetaj tenton

Një orë para se të nisë protesta e paralajmëruar nga opozita e bashkuar, në vijim të aksionit të mosbindjes civile, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur gazetarët dhe ka kërkuar të sqaroje edhe një herë rolin e TVSH te biznesi i vogël, i mesëm dhe ai i madh.

Në orën 11.00-12.00 biznesi i vogël, bashkë me deputetë të PD e LSI pritet që të mbyllin qepenat në të gjithë vendin në shenjë proteste, kundër përfshirjes në skemën e TVSH.

Ndërkohë, ministri në konferencë ka sqaruar se TVSH nuk rrit çmimet, nuk është taksë e re dhe se ftohet vetëm të bëjë deklarimin.

“ Tatim-fitimi është zero, s’do ketë çmime të rritura, përveç inflacionit sepse është tregu që i komandon çmimet. Nuk është taksë e re, është gënjeshtër që rriten kostot, kemi bërë sondazhe në gjithë vendin. Shpenzimet që mund të bëhen dhe që janë modeste, rreth 15 mijë lekë në vit për deklarimin janë të zbritshme. Opozita gënjen për falimentimin e biznesit, po bëjmë një hap anti-infomralitet në funksion të kontrollit. Në fokus janë ato biznese që shtiren si të vogla, thelbi i punës sonë janë bizneset e mëdha. 20% i TVSH ka 20 vite që është ekzistuese, konsumatori e ka paguar, biznesi i vogël ftohet vetëm ta deklarojë. 56% e sipërmarrjes është jashtë deklarimeve”, u shpreh Ahmetaj.

 

 

Të fundit