Flash News

KRYESORE

Blendi Fevziu vendos për të ardhmen e ‘Opinion’, kontratë 5-vjeçare

Blendi Fevziu e ka zyrtarizuar tashmë vendimin e tij. Ai do të vijojë të jetë në Tv Klan. Lajmi është bërë i ditur nga vetë televizioni i cili thotë se “Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme”.

Prej gati dy javësh, lajmi se cili do të ishte vendimi i Blendi Fevziut pas ofertës së bërë nga Top Channel tërhoqi jo pak vëmendje. Por duket se tashmë kjo çështje mbyllet përfundimisht.

Në më shumë se 20 vjet, në emisionin ‘Opinion’ janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar.

Të fundit