Flash News

KRYESORE

Bleona i jep mësim ndjekësit që e ofendoi, e bën me pahir t`i kërkojë falje

Bleona Qereti është njohur gjithmonë për natyrën e saj "rebele" dhe pa komplekse. Shpesh herë ngre zërin kundër padrejtësive që i behën kujtdo e veçanërisht vajzave dhe grave.

Por më së shumti ajo i del mjaft mirë "Zot vetes". Një prej ndjekësve, i ka komentuar Bleonës në mënyrë vulgare, i cili shkruante:

“Hape këmbët dhe ua kalove të gjithave.”

Kaq është dashur, që Bleona ta bëjë "për një lekë".

Ajo ka publikuar në Instastory fjalët e tij bashkë me emrin dhe mbi të ka disa fjalë.

“Këmbët unë i hap vetëm kur jam e detyruar t’u bëj Sh…EN në kokë robve si puna jote. Është e vetmja mënyrë që të mos lagem vetë.”

Më pas fansi i penduar i ka shkruar asaj duke i kërkuar falje dhe i ka kërkuar të fshijë foton në Instastory. Mirëpo Bleona nuk ka pranuar vetëm për t`i dhënë mësim atij dhe të gjithë ndjekësve që bëjnë komente të tilla.  

Të fundit