Flash News

KRYESORE

Blushi tregon votat që iu vodhën LIBRA-s: Tirana duhej të rinumërohej, KQZ të mos bëhet bashkëpunëtore në grabitje

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka thënë se partisë së tij vetëm në 71 kuti i janë vjedhur 90 vota. Këto të dhëna mjaftojnë sipas Blushit, për të rinumëruar të gjitha kutitë e qarkut të Tiranës. Ai kërkon nga KQZ që të mos bëhet bashkëpunëtore në grabitje.

Reagimi i Ben Blushit:

MASAKRA MBI LIBRA. 71 KUTI MINUS 90 VOTA

KQZ pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej.Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota. Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa eshte njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere.

(tabelë e KQZ)

Të fundit