Flash News

KRYESORE

Bojkoti i Kampionatit, Liga reagon pas mbledhjes: Protestë masive më 10 tetor

Bojkoti i Kampionatit, Liga reagon pas mbledhjes: Protestë masive më

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit zhvilluan sot një tjetër takim lidhur me çështjet organizative dhe vijimin e bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore.

Gjatë diskutimeve Asambleja e Ligës u dakordësua për hapat e mëtejshëm në rezistencën për plotësimin e katër kerkesave të Ligës drejtuar qeverisë.

Bëhet me dije se Liga profesioniste do të intensifikojë kontaktet me negociatorin e qeverisë z. Fidel Ylli dhe për këtë ngarkohet Kryetari i Ligës dhe Sekretari i përgjithshëm për te ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe reagimin e qeverisë pas dërgimit të relacionit shpjegues për kërkesat e Ligës.

"LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik", u tha në mbledhje.

Ndërkohë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria për kërkesat e Ligës, teksa anëtarët mbeten shpresëplotë për një përgjigje.

Të fundit