Flash News

Bota

Afro 4.7 milionë viktima nga Covid-19 në botë, shtetet me numër të lartë të infeksioneve

Afro 4.7 milionë viktima nga Covid-19 në botë, shtetet me

Afro 4.7 milionë është numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në të gjithë botën. Sipas Worldmeter, numërohen 228,587,449 raste pozitive në rang global.

SHBA-ja, India, Brazili, Britania dhe Rusia janë shtetet më të godituara nga pandemia. Por shifrat më të larta në 24 orët e fundit i ka raportuar Britania e Madhe me mbi 30 mijë raste pozitive.

Worldmeter tregon se infeksione tepër të larta janë regjistruar edhe në Iran, Filipine, Tajlandë dhe Vietnam. Gjithë bota po përballet me shifra në rritje pas përhapjes së variantit Delta, i cili pavarësisht vaksinimit është cilësuar si i rrezikshëm. Me përkeqësim të situatës së pandemisë po përballet dhe vendi ynë apo shteti tjetër shqiptar, Kosova.

 

Të fundit