Flash News

Bota

Demokracia në Nikaragua po shembet, arrestohen kundërshtarët e Daniel Ortegës

Demokracia në Nikaragua po shembet, arrestohen kundërshtarët e

Demokracia tashmë e brishtë e Nikaraguas po kthehet shpejt në një diktaturë, raportojnë mediat e huaja. Presidenti Daniel Ortega ka përdorur fuqinë policinë dhe institucionet e drejtëisë për të goditur kundërshtarët e tij politik dhe qytetarët që kundërshtojnë regjimin e tij.

Të paktën 13 udhëheqës të opozitës janë arrestuar dhe akuzuar për shkelje të ashtuquajtura "siguri kombëtare", për të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se është një shenjë e qartë se udhëheqësi i vendit po bën çmos për të eleminuar dhe shtypur çdo konkurrencë.

Kjo pasi në 7 nëntor do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ku Ortega shpreson të sigurojë mandatin e tij të katërt radhazi si president. Katër nga figurat e ndaluara të opozitës janë kandidatë presidencialë, të akuzuar për krime. Ndaj ka të ngjarë t'i skualifikojnë ata për të garuar kundër Ortega.

Të fundit