
Flash News
Spitali i Tropojës pa mjekë/ Qytetarët denoncojnë: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë
Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë.
Ekipi i emisionit investigativ “Tak Fak” në News24, ishte në qytetin e Bajram Currit, për të dëgjuar nga afër zërin e banorëve, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Gjakovës në Kosovë për shërbime mjekësore që normalisht duhet t’i marrin në qytetin e tyre.
“Në Gjakovë i bëjmë të gjitha. Sepse këtu nuk ka mjekë. Ka vetëm një kardiolog, ka mjekë të përgjithshëm, por mungojnë kirurgët, neurologët, reanimatorë”, thotë një qytetar, ndërsa qëndron në një kafene pranë spitalit.
Sipas qytetarëve, spitali funksionon më shumë si një ambulancë. Për çdo rast më të ndërlikuar, pacientët nisen drejt Gjakovës, Kukësit apo Tiranës.
Sallat e operacionit janë jashtë funksionit, dhe mungesa e pajisjeve dhe aparaturave moderne është evidente.
“Për një serum vijmë këtu. Pastaj, nëse është diçka më e rëndë, nisemi në Kosovë”, thotë një banor.
“Mjekët që janë, janë pensionistë. Një ka ardhur nga Lushnja, një nga Tirana, por janë të moshuar. Ku janë të rinjtë?”,
Qytetarët thonë se pa spitalin e Gjakovës, Tropoja “do të kishte vdekur”. Varësia nga shëndetësia kosovare është kthyer në normë. Ata thonë se edhe për një konsultë të thjeshtë neurologjike apo për një analizë specifike, nuk ka asnjë mundësi trajtimi lokal.
“Mos me qenë Gjakova, Tropoja vdes fare,” – thekson një qytetar me shqetësim.
Një tjetër problem shqetësues është mbingarkesa e mjekëve të familjes. Një mjeke në zonë mbulon deri në 15 fshatra, gjë që bën të pamundur ofrimin e kujdesit të duhur për të gjithë.
“E përkushtuar është, por s’ka si i del. Është vetëm një njeri”, thotë një tjetër banore.
Banorët lidhin situatën edhe me ndryshimet nga ndarja territoriale, që sipas tyre e ka lënë Tropojën pa institucione themelore.
“Për një certifikatë duhet të ikim në Kukës. Nuk kemi më gjykatë, avokat, paraburgim… Kemi humbur gjithçka”, thotë një ish-punonjës i shëndetësisë.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti për shtimin e mjekëve specialistë në Tropojë, rindërtimin dhe pajisjen e sallës së operacionit si dhe investim në aparatura bashkëkohore./ News24
Të fundit






Shkullaku: Me votën e diasporës është bërë kasaphanë
19 Maj 2025, 21:46
KQZ urdhëron rinumërim në 2 qendra votimi në Elbasan dhe Durrës
19 Maj 2025, 21:33

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online
19 Maj 2025, 21:17
Yrshek, 15-vjeçari përplas për vdekje një të moshuar
19 Maj 2025, 21:07

Birësimi në Shqipëri: Sistemi që “mban peng” fëmijët e braktisur
19 Maj 2025, 20:52

Përfundon numërimi për votën preferenciale në Tiranë, Xhaçka merr mandatin
19 Maj 2025, 20:23
Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
19 Maj 2025, 19:47



Lirimi i Safet Gjicit, avokati: Sot u pa fytyra e vërtetë e drejtësisë
19 Maj 2025, 19:02

Mbreti Charles i shkruan Biden pasi u diagnostikua me kancer
19 Maj 2025, 18:34

Armëpushimi në Ukrainë, Trump zhvillon bisedë telefonike me Putin
19 Maj 2025, 18:24




Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14%
19 Maj 2025, 16:48

Asgje e re nga drejtesia e nenshtuar politikisht e Edi Rames
19 Maj 2025, 16:33
U diagnostikua me kancer, Biden thyen heshtjen
19 Maj 2025, 16:14

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët
19 Maj 2025, 15:56

Ra nga çatia e kishës, prifti sillet me helikopter në Tiranë
19 Maj 2025, 15:40

Makina përplaset me autobusin e linjës Fier–Roskovec, një i plagosur
19 Maj 2025, 15:24
Meqenëse ... po sikur…
19 Maj 2025, 15:05

Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin
19 Maj 2025, 14:46
Kursi i euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik
19 Maj 2025, 14:32



Policia e Shkodrës asgjëson mbi 1,500 bimë narkotike
19 Maj 2025, 13:48
Një telefonatë në Shqipëri bëhet “mollë sherri” mes Meloni dhe Macron
19 Maj 2025, 13:35
Rënia e çmimit vendas ul importet e qumështit për janar-prill me 15%
19 Maj 2025, 13:30
Raporti i KE-së: Ekonomia e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 2025-2026
19 Maj 2025, 13:18

Lirohet nga burgu Safet Gjici, shkak gjendja e rënduar shëndetësore
19 Maj 2025, 12:56




EMRI/ Prifti rrëzohet nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital
19 Maj 2025, 12:08
GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për Asllan Dogjanin
19 Maj 2025, 12:00




Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
19 Maj 2025, 11:19

I jep fund jetës i burgosuri në burgun e Fushë-Krujës
19 Maj 2025, 10:57

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për "rinisje" të raporteve
19 Maj 2025, 10:40


Masa e SPAK, Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
19 Maj 2025, 10:18
Fier/ 23-vjeçari plagos me armë babanë
19 Maj 2025, 10:11
ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni
19 Maj 2025, 10:03
Këlliçi: SHBA e DASH s’kanë reaguar për mandatin e katërt të Ramës
19 Maj 2025, 09:56




Dyshime për krime zgjedhore, SPAK dhe BKH kryejnë hetime në Elbasan
19 Maj 2025, 09:04
GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
19 Maj 2025, 08:59
Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer
19 Maj 2025, 08:51
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
19 Maj 2025, 08:35
Proevropiani Nicusor Dan zgjidhet president i Rumanisë
19 Maj 2025, 08:24
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
19 Maj 2025, 08:11
Mot i kthjellët, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
19 Maj 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Maj 2025, 07:44
Shenjat e horoskopit që do të jenë me fat këtë javë
18 Maj 2025, 21:43
Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë
18 Maj 2025, 21:13
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
18 Maj 2025, 20:53

Arbana Osmani rikthehet në televizion, ja ku do ta shohim
18 Maj 2025, 20:15
PLANI A: Demokrat në zemër, demokrat në kokë, demokrat në botë
18 Maj 2025, 19:50
Papa takohet me Zelenskyn pas Meshës së inaugurimit
18 Maj 2025, 19:26


Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
18 Maj 2025, 18:26

Monika Kryemadhi vjen si aktore filmi, ndan pamje nga sheshi i xhirimit
18 Maj 2025, 17:49
Video/ Incident në MMA, sportisti shqiptar humb ndjenjat pas 100 goditjeve
18 Maj 2025, 17:30
Izraeli shpall ofensivën e re në Gazë
18 Maj 2025, 17:13

