Flash News

E-TJERA

Fier/ 23-vjeçari plagos me armë babanë

Fier/ 23-vjeçari plagos me armë babanë

Një 23-vjeçar në Fier është vënë në pranga, pasi ka plagosur me armë babain e tij.

58-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital ku ka marrë mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç. Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit