Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) ka publikuar manualin e parë mbi Historinë Gojore. Ky manual është shkruar nga Jonila Godole, Kailey Rocker, dhe Edlira Agolli synon që të inkurajojë mësuesit e shkollave të mesme, nxënësit dhe studiuesit e rinj që të mësojnë më shumë rreth historisë gojore dhe procesit të intervistimit.
Botimi është mbështetur nga KAS dhe në këtë manual do të gjeni mjetet e nevojshme për t’i përfshirë këto intervista në detyrat dhe projektet kërkimore në shkollat e mesme. Për të arritur këto objektiva, materiali është organizuar në mënyrë të tillë, ku disa kapituj trajtojnë zhvillimin e historisë gojore dhe metodave të intervistimit, nga fillesat e saj dhe deri te përcaktimi bashkëkohor.