Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
I ftuar në “Opinion” nga Blendi Fevziu, ministri i Jahstëm Ditmir Bushati sqaroi disa pika të paketës Shqipëri-Greqi.
Cfarë parashikon paketa?
“Paketas fillon me shfuqizimin të luftës, është vendosur me dekret mbretëror, do të zhvlerësohet me një akt ekuivalent.”
Që më 1987, min i jashtëm grek, ka deklaruar se e kemi shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë…
“Kjo është e vetmja qeveri që është përpjekur për ta materializuar heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë një sër personalitetesh greke që kanë vizituar Shqipërinë dhe e kanë mohuar ekzistencën e ligjit të luftës”.
Kanë gënjyer?
“Kemi një dokument, sipas të cilit MPJ greke i përgjigjet ambasadës tonë në Athinë, se ligji ekziston. Ja kemi bërë të qartë Greqisë, se nuk ndjehemi të kërcënuar nga ekzisternca e ligjit të luftës, në kuptim politik apo ushtarak, por heqja e tij tashmë është konfirmuar që ligji ekziston dhe në mënyrë që të shfuqizohet ligjërisht, duhet një akt ekuivalent me dekretin mbretëror. Për shkak të dekretit që është ende në fuqi, asnjë prej tre kategorive të shqiptarëve, nuk u drejtohet dot istancave greke, për të përfituar pronat e tyre”.
Si do të shfuqizohet?
“Nuk kalon në Parlament, firmoset nga anëtarët e kabinetit të Këshillit të Ministrave grek dhe kundërfirmoset nga Presidenti grek i Republikës”.