Flash News

KRYESORE

Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, kush janë tre deputetët artistë që do të ulen në Kuvendin e ri

Dje, KQZ në Kosovë certifikoi zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në 6 tetor.

Mes tyre ra në sy se mes kandidatëve rezultojnë edhe artistë të njohur, të cilët do të jenë pjesë e legjislaturës së re.

Këta tre artistë vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe bëhet fjalë për këngëtaren dhe arkitekten e njohur Eliza Hoxha, e cila ka marrë 9303 vota, ish-reperi Memli Krasniqi që numëron plot 11034 vota, dhe ish-moderatorja dhe aktorja Blerta Deliu-Kodra, e cila mori 8099 vota.

Ndërkohë, artistët që kandiduan, por nuk fituan janë këngëtari Labinot Tahiri, aktori Jeton Zogiani, këngëtari Fahrush Azemi, si dhe sportistja Gentiana Beqa-Ahmeti.

Të fundit