Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Çfarë kuptimi ka kjo pikë në irisin e syrit (për ata që e kanë)
Shekuj më parë, për të vlerësuar shëndetin fizik, mendor dhe emocional të një personi përdorej Iridologjia. Ngjyrat, modelet dhe faktorët e tjerë që i bëjnë sytë tuaj të veçantë mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj.
Irisi është një zgjerim i trurit dhe është i përbërë nga mijëra mbaresa nervore. Ngjyra dhe modeli i irisit mund të tregojë shumë për shëndetin e organeve të brendshme trupore dhe shëndetin e përgjithshëm, shkruan 'Simply Organic Life'.
Si rregull linjat e irisit duhet të qëndrojnë shumë afër njëra tjetrës, në këto raste syri juaj tregon se ju keni sistem imunitar të fortë për të përballuar sëmundje të ndryshme. Nëse linjat e irisit marrin formë “të shtrembëruar” dhe lëvizin larg njëra tjetrës atëherë mund të tregojnë për një parregullsi në organet e brendshme. Shpesh kjo lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut.
Ndryshimet në ngjyrën e syve apo paraqitja e shenjave të bardha në iris në shumë raste tregon për probleme shëndetësore gjithashtu. Nëse keni sy blu apo jeshil dhe vëreni shenja kafe në irisin e syrit dhe kur e bardha e syrit ka marrë ngjyrim të verdhë, mund të jetë një shenjë paralajmëruese për probleme me mëlçinë, tëmthin, fshikëzën etj. Shpesh problemet me tretjen dhe frymëmarrjen mund të pasqyrohen në ndryshimin e formës dhe ngjyrës së irisit gjithashtu.
Kur në iris ju dalin disa pika të bardha mund të tregojnë për inflamacion të organeve. Nëse pika nga e bardhë fillon t’i forcohet ngjyra në gri apo kaf tregon se organet tuaja janë të dobëta, nuk kanë stimulim dhe mund të sëmuren.