Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë roli kanë luajtur katastrofat në historinë e shqiptarëve në shekuj?
Ardian Vehbiu
Zakonisht, historiografia u ka kushtuar vëmendje të veçantë katastrofave historike dhe sociale, për shembull dyndjeve barbare, luftërave të zgjatura dhe pushtimeve si ai otoman.
Më pak vëmendje kanë treguar historianët ndaj katastrofave natyrore: tërmeteve, përmbytjeve, epidemive dhe epizootive, edhe pse këto të fundit ndonjëherë kanë qenë po aq vendimtare sa edhe dyndjet dhe shkatërrimet masive të trupave ose fiseve pushtuese, në përcaktimin e fateve të historisë.
Dihet, për shembull, se midis shekujve XV dhe XVI, një numër qytetesh të lulëzuara në veri të trojeve të Arbrit, të cilët zakonisht mendohen si me popullsi të përzier dalmate (romane) dhe arbre, u shkatërruan krejtësisht prej osmanëve: Shkodra, Lezha, Danja, Drishti, Shurdhahu. Kjo i dha praktikisht fund edhe pranisë latine-dalmate në veri.
Përkundrazi, historianët vetëm kalimthi përmendin rolin që luajti epidemia e murtajës, gjatë viteve 1346-1347, në demografinë qytetare të bregdetit adriatik; edhe pse ka të dhëna se pikërisht në atë kohë dhe si pasojë e shpopullimit të shkaktuar nga epidemia, filluan edhe arbrit të vendosen në qytetin e Shkodrës.
Historiani Alain Ducellier u ka kushtuar vëmendje të veçantë rolit që kanë luajtur, në historinë e Arbrit, dukuri të tilla si tërmetet, epidemitë dhe zitë e bukës. Teza e tij, se dyndjet e arbërorëve drejt Greqisë dhe më pas Italisë së Jugut, gjatë shekujve XIV-XV u shkaktuan, së paku pjesërisht, nga arsye social-ekonomike (tregti skllevërish, forcim i feudalëve vendas, varfërim i skajshëm i fshatarësisë) e ka tronditur nga themelet historinë e mërgimeve arbërore në Mesjetë – të cilat tradicionalisht i janë faturuar “turkut”.
Sa për të sjellë një shembull, në historinë e Arbrit murtaja mund të ketë qenë faktor ndoshta po aq vendimtar sa edhe, bie fjala, Venediku. Kjo sëmundje vdekjeprurëse dhe rrënuese për strukturat dhe hierarkitë sociale përhapej kryesisht me rrugë detare, duke prekur sidomos qytetet-porte, ku udhëtarët binin lehtë në kontakt me popullsinë vendëse.
Durrësi u godit nga epidemitë e murtajës tri herë: në 1362, 1401 dhe 1481; sipas Historisë së popullit shqiptar I (Botime TOENA, Tiranë 2002, f. 261-262), epidemia e vitit 1481 goditi edhe Vlorën, e cila “u braktis krejtësisht nga banorët, që kërkuan shpëtim në fshatrat përreth.”
Megjithatë, dëmin më të madh Durrësit, si metropol i Adriatikut, ia shkaktoi tërmeti i vitit 1269. Citoj përsëri nga vepra e mësipërme:
Tërmeti i vitit 1269 e shkatërroi thuajse krejtësisht qytetin e Durrësit, dhe, me atë rast, një pjesë e mirë e banorëve që mbijetuan gjetën strehë në qytetet fqinje, si në Berat, ose emigruan në Itali.
Alain Ducellier i referohet, në analizat e veta, një përshkrimi të efekteve të këtij tërmeti nga historiani bizantin George Pachymeres, i cili përmend edhe një tsunami, që rrafshoi gjithçka kishte lënë në këmbë tërmeti.
Gjithnjë sipas historianit frëng, tërmeti shkaktoi edhe një ngritje (exhaussement) të kordonit litoral dhe, për pasojë, mbajtjen në brendatokë të ujërave që më parë derdheshin me rrugë natyrore në det. [Ducellier, Alain, “Les tremblements de terre balkaniques au Moyen Âge”, në Les catastrophes naturelles dans l’Europe medievale et moderne: Actes des XVe Journees internationales d’histoire de l’Abbaye de Flaran, 10,11 et 12 septembre 1993, ff. 73-75.]
Që nga ajo kohë, vëren Ducellier, Durrësi filloi të shpopullohej, për arsye të ndryshme, gjatë krejt shekullit XIV:
Arsyeja e parë është, pa dyshim, keqësimi i klimës, për shkak të shtrirjes katastrofike të lagunave, pasojë kryesore e tërmetit. Kryesisht për këtë arsye qyteti, sapo kaloi nën autoritetin venedikas, kërkoi të gërmonte një kanal që ta vendoste lagunën në komunikim me detin […]. Në 1441, senati venedikas pranonte se “ky vend nuk është shumë i shëndetshëm”, dhe në 1453 përsëri vërente se “ajri i keq” në Durrës shkaktohej nga lagunat aty pranë; ajër kaq i keq sa, sipas një teksti të vitit 1455, çoi në ndërprerjen e përkohshme të punimeve në qytet.
[Alain Ducellier, La façade maritime de l’Albanie au Moyen Âge, Ècole des Hautes Études en Sciences Sociales, 1981, f. 525].
Kënetat përreth shkaktonin malarje, dhe malarja po e bënte qytetin dalë nga dalë të pabanueshëm. Kjo ishte një nga arsyet që, në fillim të shekullit XVI, Durrësi u katandis në një qytet prej 4000 banorësh dhe u braktis deri edhe prej otomanëve, të cilët preferuan të themelonin një qytet aty pranë, Kavajën, e cila ishte më e mbrojtur nga ajri i keq (miazma) e kënetës [Ducellier, “Les tremblements…” vep. cit. f. 75].
Rrënimi i Durrësit, këtij qyteti që ishte krenaria e Bizantit në Adriatik, erdhi si pasojë e një kombinimi djallëzor faktorësh katastrofikë, njerëzorë dhe natyrorë: luftrat në bregdetin shqiptar në periudhën para-osmane, luftërat gjatë periudhës së Skënderbeut, pushtimi osman i Arbërisë; por veçanërisht tërmeti i vitit 1269, tri epidemitë e murtajës dhe prania endemike e malarjes, për shkak të lagunave që u krijuan pas tërmetit.
Mesjetarët nuk arrinin të kuptonin shkaqet e epidemive dhe të tërmeteve; madje i interpretonin këto si shenja të zemërimit hyjnor dhe u gjenin vend në interpretimin që ia bënin botës dhe qytetërimit të tyre; por ama ishin gjithnjë në gjendje t’i shmangnin, duke u larguar prej vendeve që dukeshin si “të dënuara” nga lart.
Siç vëren edhe Ducellier, rrënimi i Durrësit për pasoja natyrore është i dokumentuar mirë nga bashkëkohësit; por historiani ka të drejtë të supozojë se efektet e katastrofave të ndryshme janë ndier edhe gjetiu në bregdet; veçanërisht në krijimin e kënetave dhe të zonave malarike, të cilat Historia e popullit shqiptar ia atribuon më tepër shpyllëzimeve dhe largimit të banorëve, gjatë shekullit XV, si pasojë e luftrave kundër osmanëve. Kështu, vetëm në Myzeqe pranë Vlorës ishin prerë, sipas ditarit të një venedikasi mbajtur në vitin 1498, rreth 3000 pemë, për nevoja të flotës luftarake osmane.
Efektet e pashëndetshme të kënetave duhet të kenë luajtur rolin e tyre edhe në zhdukjen e një qendre tregtare bregdetare si Spinarica në grykëderdhjen e Vjosës, afër Vlorës; porti kryesor nga ku niseshin për në Raguzë eksportet e grurit. Aq e rëndësishme ishte Spinarica gjatë shekujve XIII dhe XIV, sa në atë qytet kishte një konsull venedikas në 1277, dhe një konsull të Raguzës në 1301. Edhe në Pirg, në grykëderdhjen e Semanit, kishte një sindik (përfaqësues) të Raguzës. Spinarica dhe Pirgu sot as nuk lokalizohen dot më me siguri prej arkeologëve; në një kohë që morfologjia e bregdetit aty ka ndryshuar mjaft, si pasojë edhe e ndërrimit të shtratit të Vjosës dhe të Semanit dhe largimit të detit.
Përndryshe, tërmetet duket se ia kanë ndryshuar faqen edhe kështjellave të rëndësishme mesjetare, si Kruja në veri dhe Kanina në Jug; pa përmendur ndryshime të tjera që do të kenë sjellë në brendësi të vendit dhe që kanë mbetur të dokumentuara. Kështu, teorikisht, vetëm ndërrimi i shtratit të një lumi për shkak të një shembjeje masive mund të shkaktojë krizë në krejt popullsinë e zonës dhe emigrim masiv.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38