Flash News

KRYESORE

Conte flet për humbjen, deklaratë surprizuese për Gattuson dhe Eriksen

Conte flet për humbjen, deklaratë surprizuese për Gattuson dhe
Interi humbi gjysmëfinalen e parë ndaj Napolit në "San Siro" me rezultatin 0-1. Ekipi i Contes u mposht nga taktika e trajnerit Gennaro Gattuso, Tekniku italian foli në lidhje me humbjen dhe pranoi se tekniku kundërshtar fitoi me taktikën e tij.

"Napoli erdhi në San Siro për të luajtur një futboll shumë defensiv dhe ia dolën të mbyllin çdo hapësirë. Mertens markonte Brozovic këmba këmbës. Duhet të tregoheshim më të aftë në lojën një kundër një. Komplimente Napolit që zhvilloi një ndeshje perfekte në aspektin taktik. "Padyshim që në aspektin nervor, derbi na mori shumë energji. Napoli ka vlera të mëdha, kanë mposhtur edhe Juventusin e Liverpoolin. Napoli ka kontingjentin më të rëndësishëm në Serie A pas Juventusit. Bravo Gattusos që na mbylli çdo hapësirë. "Eriksen? Duhet të gjejë intensitetin e munguar. Po e bën, është një djalë serioz. Mendoj se duhet të qarkullojmë më shpejt topin kur përballemi me skuadra kaq të mbyllura prapa. Duhet të driblojmë kundërshtarët dhe të krijojmë superioritet. Nëse dikush mendon se jemi në nivelin e skuadrave të mëdha që dominojnë prej vitesh, atëherë gabon. Jemi në fillim të rrugëtimit tonë, duhet të punojmë fort“, përfundoi Antonio Conte.

Të fundit