Flash News

KRYESORE

Coutinho "ngel në derë", tani nuk e do as trajneri i tij i preferuar

Coutinho "ngel në derë", tani nuk e do as trajneri i tij i

Jurgen Klopp është kundër rikthimit të mesfushorit Philippe Coutinho te Liverpool. Braziliani me shumë mundësi nuk do të blihet nga Bayern Munchen, klub që ka paguar 20 mln euro vetëm për huazimin e tij nga Barcelona.

Mendohej se Liverpool do ta blinte në merkaton e verës, por Klopp ka synime të tjera. Dy lojtarët që do gjermani janë Ousmane Dembele, lojtar tjetër i Barcelonës, dhe sulmuesi Timo Werner.

I vetmi klub që mendohet se mund ta blejë brazilianin është Tottenham, sepse në Serie A ka shumë pak klube (dhe ndoshta asnjë), që mund ta përballojë koston e transferimit të tij.

Të fundit